Erdoğan: Greqia qëllimisht po rrezikon Traktatin e Lozanës.     Foto: AA

Presidenti Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutuan çështjet rajonale, veçanërisht marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe zhvillimet rreth korridorit të drithit.

Gjatë bisedës, Erdoğan ka falënderuar presidentin rus Putin për qëndrimin e tij konstruktiv në lidhje me zgjatjen 120-ditore të Marrëveshjes së Istanbulit për eksportet e drithërave.

Duke thënë se zgjatja e luftës Rusi-Ukrainë do të rrisë rreziqet dhe për këtë arsye bisedimet diplomatike duhet të ringjallen, Erdoğan tha se kontaktet e shefave të inteligjencës ruse dhe amerikane në Türkiye luajnë rol kyç në parandalimin e një përshkallëzimi të pakontrolluar në terren.

Duke shprehur kënaqësi për propozimin e presidentit rus Putin për krijimin e një qendre gazi natyror në Türkiye, Erdoğan ka theksuar se ekipet do të bëjnë vlerësimet e nevojshme teknike, ligjore dhe tregtare për të arritur qëllimet e përbashkëta sa më shpejt të jetë e mundur.

Presidenti Erdoğan gjithashtu ka falënderuar homologun rus për ngushëllimet e tij për sulmin terrorist të së dielës në Istanbul.

AA