Organizatat terroriste duhet të parandalohen nga shfrytëzimi i mjedisit demokratik të Suedisë, tha presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan në konferencën për shtyp me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson.
"Türkiye është e kënaqur që qeveria e re suedeze tha se do të jetë në përputhje me memorandumin trepalësh të nënshkruar në Madrid", tha presidenti Erdoğan.
Ai theksoi se dëshiron të shohë Suedinë të mbështesë shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.
Gjatë takimit në Ankara, presidenti Erdoğan tha se me kryeministrin e Suedisë e kanë rikonfirmuar vullnetin e përbashkët për të përmirësuar më tej lidhjet dypalëshe.
Marrëdhëniet Türkiye-BE, lufta në Ukrainë, çështje rajonale dhe ndërkombëtar si dhe
aplikimi i Suedisë për anëtarësim në NATO, siç u shpreh presidenti Erdoğan ishin temat më të rëndësishme në agjendë.
"Terroristët e PKK-së nuk duhet të lejohen të protestojnë me leckat e organizatës së tyre në Suedi", potencoi presidenti turk.
Mes të tjerash Erdoğan tha se vitin e kaluar volumi tregtar midis Türkiyes dhe Suedisë ka arritur shifrën 3.7 miliardë dollarë dhe se synimet tyre janë që shifër të arrijë në 5 miliardë dollarë.
8 Nën 2022
Erdoğan: Terroristët e PKK-së të mos lejohen në Suedi
Gjatë takimit në Ankara, presidenti Erdoğan tha se me kryeministrin e Suedisë e kanë rikonfirmuam vullnetin e përbashkët për të përmirësuar më tej lidhjet dypalëshe.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.