Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan kritikoi ashpër vendet evropiane dhe perëndimore të cilat mbrojnë organizatat terroriste, përfshirë PKK-në dhe FETO-n.
"Ndërsa ne shkatërrojmë foletë e terroristëve, anëtarët e organizatave terroriste hapur kanë ngritur kampet e tyre në disa vende. Vrasësit që derdhën gjakun e qytetarëve tanë janë pranuar pothuajse në të gjitha vendet evropiane, kurse veçanërisht në kampin Lavrion në Greqi. Ata atje shëtisin lirshëm", deklaroi Erdoğan gjatë takimit në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet (Partia AK) në Ankara.
Deklarata e Erdoğan-it vjen një ditë pasi një polic u vra dhe një tjetër u plagos në sulmin terrorist të PKK-së ndaj një rajoni policor në provincën jugore turke Mersin.
"Terroristët paraqesin kërcënim për paqen dhe sigurinë edhe të vendeve evropiane të cilat mbrojnë grupet terroriste", paralajmëroi Erdoğan dhe shtoi se pret që të gjitha vendet, veçanërisht fqinji i saj, të ndërmarrin masat e nevojshme kundër organizatave terroriste.
Lidhur me aktivitetet ushtarake greke, Erdoğan tha se Türkiye shumë mirë i di qëllimet e atyre që provokuan Athinën.
"Armët e grumbulluara në Trakinë Perëndimore dhe në ishujt për ne nuk ka kurrfarë domethënie sepse fuqia jonë ndaj tyre është shumë më madhe, por ua rikujtojmë se kjo do të thotë pushtim i fshehtë", potencoi Erdoğan.
Më parë, dronët e ushtrisë turke regjistruan se Greqia, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, vendosi automjete të blinduara në ishujt e Egjeut Midilli (Lesvos) dhe Sisam (Samos).
Erdoğan tha se Türkiye nuk dëshiron që Deti Egje dhe Deti Mesdhe të mbulohen me gjak, lot ose me armiqësi.
"Ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemër”, përfundoi ai.
27 Sht 2022
Erdoğan: Terroristët janë pranuar pothuajse në të gjitha vendet e Evropës
Deklarata e presidentit Erdoğan vjen një ditë pasi një polic u vra dhe një tjetër u plagos në sulmin terrorist të PKK-së ndaj një rajoni policor në provincën jugore turke Mersin.
AA
Lajme të ngjashme
MIT neutralizon terroristen e rangut të lartë të PKK-së në veri të Irakut
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka neutralizuar me sukses terroristen Sebahat Ormanli, e njohur me emrin e koduar Mizgin Guyi, që organizoi aktivitete terroriste që përfshinin zjarrvënie në zonat urbane dhe nëpër pyjet e Türkiyes.
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.