Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me sulmin terrorist në Ankara tha se "Të poshtrit që synuan qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve nuk i arritën qëllimet e tyre dhe nuk do t'i arrijnë kurrë"..
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit me rastin e hapjes së periudhës së dytë legjislative të mandatit të 28-të të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, Erdoğan tha se sulmi terrorist në Ankara, ku dy kriminelë u neutralizuan si rezultat i ndërhyrjes në kohë të njësive policore, janë përpëlitjet e fundit të terrorizmit.
"Ne do të vazhdojmë luftën tonë deri në eliminimin e terroristit të fundit", tha presidenti Erdoğan dhe shtoi se kanë nevojë për një solidaritet të ngjashëm në luftën kundër terrorizmit. "E kemi zgjidhur në masë të madhe çështjen e terrorizmit separatist brenda vendit, i cili ka shkaktuar që vendi ynë të paguajë kosto të rënda njerëzore dhe ekonomike për 40 vjet", tha ai.
Paraditën e 1 tetorit në Ankara, dy terroristë që erdhën me një automjet më të vogël para hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kryen një sulm me bombë, me çka njëri nga terroristët hodhi veten në ajër, ndërsa terroristi tjetër u neutralizua. Gjatë zjarrit të hapur, dy nga policët tanë u plagosën lehtë.