Erdoğan: Türkiye bën çdo përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

Erdoğan: Türkiye bën çdo përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

Parandalimi i krizës ushqimore, po ashtu është njëra prej fushave ku Türkiye vepron.
Erdoğan: Türkiye bën çdo përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.     Foto: AA

Türkiye po bën "çdo përpjekje" për t'u dhënë fund konflikteve në Ukrainë, si dhe për të parandaluar një krizë ushqimore, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në samitin turk në Uzbekistan të premten.

"Ne po bëjmë çdo përpjekje për t'u dhënë fund konflikteve, nëpërmjet një paqeje të drejtë, atyre konflikte që kanë vazhduar për nëntë muaj në Ukrainë. Ndërsa po e bëjmë këtë, ne po bëjmë ndërhyrjet e nevojshme për të parandaluar krizën ushqimore," tha presidenti Erdoğan gjatë fjalimit të tij. Vendet anëtare po kalojnë një periudhë të ndjeshme “me rreziqe por edhe mundësi për vendet tona”, theksoiErdoğan dhe shtoi: “Në këtë periudhë, ne shohim se është bërë shumë më kritike për ne që të forcojmë bashkëpunimin, solidaritetin, dhe harmoninë në të gjitha fushat”. Në përvjetorin e dytë të fitores së Azerbajxhanit në Karabak, presidenti përsëriti mbështetjen e Ankarasë për Bakun. "Procesi i paqes në Kaukazin e Jugut mbetet ende i brishtë pavarësisht të gjitha përpjekjeve të Azerbajxhanit", tha ai. "Ne qëndrojmë pranë Azerbajxhanit në ndjekjen e paqes si dhe në betejat e tij." Erdoğan u kërkoi shteteve turke të zgjerojnë bashkëpunimin në parandalimin dhe menaxhimin e migracionit të parregullt, duke nënvizuar se Türkiye ka qenë vendi që ka pritur më së shumti refugjatë në botë që nga viti 2014. "Do të ishte e përshtatshme për ne që të zhvillojmë një koncept të përbashkët sigurie dhe të vazhdojmë mbledhjet e sekretarëve të Këshillit të Sigurisë," shtoi ai. Ai tha gjithashtu se një fond duhet të zbatohet nga Organizata e Shteteve Turke për të forcuar bashkëpunimin. "Do të ishte e dobishme të zbatohej sa më shpejt Fondi Turk i Investimeve. Besoj se mundësitë financiare të ofruara nga fondi do të forcojnë bashkëpunimin tonë dhe do të përshpejtojnë aktivitetet tona," tha Erdoğani.

AA