Türkiye do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër organizatave terroriste si brenda kufijve të saj ashtu edhe në veri të Sirisë dhe Irakut, tha të hënën presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në një ceremoni për emërimin e 45 mijë mësuesve në Istanbul.
“Ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër organizatave terroriste dhe forcave që qëndrojnë pas tyre”, deklaroi presidenti turk.
Erdoğan theksoi rëndësinë e zgjidhjes së plotë të problemit të terrorizmit.
"Ne do ta thajmë plotësisht kënetën e terrorit, e cila ka marrë fund brenda kufijve tanë, dhe në Irakun verior dhe Sirinë," tha Erdoğan.
Në ceremoninë e caktimit të 45 mijë mësuesve të rinj, Erdoğan tha se ky është numri më i madh në historinë e Türkiyes, kur bëhet fjalë për caktimin e pedagogëve me një vendim.
Gjysma e mësuesve të punësuar, siç tha presidenti turk, shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti.
Ndryshe, kujtojmë se PKK-ja është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë fushatës terroriste shumëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së janë përgjegjës për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve.