Retorika dhe veprimet antiislamike në rritje në Evropë, veçanërisht në vendet skandinave, përbëjnë shqetësim për Türkiyen, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në intervistë për TRT World.
“Ne jemi të shqetësuar nga retorika dhe veprimet antiislamike në rritje në Evropë, veçanërisht në vendet skandinave”, tha Erdoğan.
Türkiye pret “hapa të sinqertë nga Suedia në luftën kundër islamofobisë”, tha ai.
“Ne presim që Suedia dhe Finlanda të përmbushin plotësisht zotimet e tyre nga memorandumi trepalësh”, tha Erdoğan, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar në qershorin e kaluar midis Türkiyes dhe dy shteteve nordike për anëtarësimin e tyre në NATO.
Duke e cilësuar memorandumin e mirëkuptimit një “udhërrëfyes”, ai tha se është thelbësore që vendet të përmbushin premtimet e tyre, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit.
Kërkimi i faljes nga Suedia nuk do t’i rregullojnë çështjet, tha ai, dhe shtoi se vendi është bërë “një strehë e sigurt për organizatat terroriste”.
Duke folur për luftën në Ukrainë, Erdoğan tha: “Nuk mund të them se dërgimi i tankeve në Ukrainë mund të jetë element i një zgjidhjeje. E gjithë kjo është e rrezikshme dhe nga kjo përfitojnë vetëm baronët e armëve”.
Presidenti Erdoğan pohoi se do të vazhdojë bisedimet me liderët e Rusisë dhe Ukrainës përkatësisht, për të gjetur një mënyrë për të siguruar një paqe të qëndrueshme.
Ai tha se Türkiye synonte që drithi, por edhe plehrat nga Ukraina dhe Rusia të dërgohen në vendet e varfra pa asnjë përfitim, pasi, sipas tij, "politikat e Türkiyes janë më të mëdha se Türkiye."
“Tani jemi një fuqi rajonale efektive. Përpjekja jonë aktuale është të bëhemi një fuqi globale”, tha Erdoğan.
Në lidhje me tensionet me Greqinë, ai tha se Türkiye “nuk do të qëndrojë spektatore ndërsa Greqia ndërmerr veprime që kërcënojnë sigurinë e saj”, duke u zotuar se Ankaraja “do të përgjigjet ligjërisht dhe në terren”.
Qëndrimi i fundit i Greqisë ndaj Türkiyes është kundër frymës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe aleancës së NATO-s, tha ai.
Ai përsëriti se Athina po armatos ishujt në Mesdheun Lindor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Erdoğan tha se shprehja “Shekulli i Türkiyes” është emri i një periudhe kur Türkiye do të bëhet një nga vendet lidere me fuqinë dhe të arriturat që i ka realizuar në kohën e fundit.
1 Shk 2023
Erdoğan: Türkiye e shqetësuar nga veprimet antiislamike në Evropë
Kreu turk edhe një herë e përsëriti qëndrimin se nga Suedia dhe Finlanda presin përmbushjen e zotimeve nga memorandumi trepalësh.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Türkiye dhe Hungaria do ta rinovojnë marrëveshjen e gazit për 2025-2026
“Bashkëpunimi i mëtejshëm me (kompaninë turke të energjisë) BOTAS është shumë i rëndësishëm.Ne po punojmë aktualisht për të rinovuar marrëveshjen e vitit të kaluar", tha Fritsch, kryeshefi i kompanisë shtetërore energjetike të Hungarisë MVM CEEnergy.
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore