Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan morri pjesë në Samitin e 9-të të Organizatës së Shteteve Turke në Uzbekistan. Nga aty u diskutuan çështjet aktuale që lidhen me botën turke në detaje dhe u përcaktuan fushat për të bashkëpunuar në periudhën e ardhshme, si dhe u nënshkruan marrëveshje për ekonominë, çështjet kulturore dhe problemet mjedisore. "U transformua Këshilli Turk në një organizatë ndërkombëtare vitin e kaluar në Stamboll. OTS u dëshmua si platformë e suksesshme bashkëpunimi dhe ndikimi i saj në rajon dhe botë po rritet, ndërsa fatmirësisht, vendet anëtare qëndrojnë fort në axhendën tonë", tha Erdoğan. Erdoğan foli edhe për luftën në Ukrainë duke thënë se: "Ne përpiqemi të ndërtojmë një rrugë drejt paqes për marrëveshjen e grurit, do të diskutojmë me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës për të marrë mendime për negociatat, kurse vendosja e kufijve kohorë në korridorin e grurit do të ishte e gabuar". Ndërsa sa i përket marrëdhënieve me ShBA-në dhe Greqinë ai tha: Jemi të shqetësuar për Dedeagac (Aleksandropoli) ku ShBA po ndërton një bazë masive. Poashtu jemi të shqetësuar nga qasja e Athinës ndaj organizatave terroriste. Për presidentin e ShBA-së, Biden, Erdoğan tha se ai po e strehon liderin e organizatës terroriste FETO në ShBA.
Lidhur me politikën e jashtme të Türkiyes, Erdoğan tha se janë bërë aktor i respektuar dhe i domosdoshëm që dëgjohet për çështjet globale.
"Vazhdimisht punojmë për të krijuar një zonë paqeje dhe prosperiteti rreth nesh. Do të vazhdojmë të përcaktojmë politikën tonë të jashtme duke u përqendruar në interesat e vendit tonë", përfundoi Erdoğan.