Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit të tij me presidenten e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen, duke folur për luftën e vendit të tij kundër organizatave terroriste PKK dhe DEASh, tha se "Türkiye është i vetmi vend dhe i vetmi aleat i NATO-s që i ka mundur të dyja organizatat terroriste në terren".
Erdoğan dhe Von der Leyen u takuan në Ankara, ndërsa pas takimit është mbajtur një konferencë e përbashkët për media.
Presidenti turk Erdoğan pas takimit me Von der Leyen tha se në takim e kanë parë që janë dakord për krijimin e një vullneti pjesëmarrës në Siri e veçanërisht për ruajtjen e integritetit territorial këtij vendi.
Lidhur me marrëdhëniet e vendit të tij me Bashkimin Evropian (BE), presidenti turk tha: "Interesat tona të përbashkëta nuk duhet të mbahen peng nga agjendat e kufizuara të disa anëtarëve".
"Midis Türkiyes dhe Bashkimit Evropian ka nevojë për një marrëdhënie më të fuqishme dhe më të institucionalizuar se kurrë më parë. Si vend kandidat e kemi këtë vullnet", tha Erdoğan për marrëdhëniet Türkiye-BE.
Erdoğan nga Samiti i ardhshëm i BE-së shprehu pritjen e tij që të merren vendime që do t'i përgjigjen përditësimit të Unionit Doganor, si dhe përshpejtimit të proceseve deri në arritjen e liberalizimit të vizave.
Duke folur për luftën e vendit të tij kundër organizatave terroriste PKK dhe DEASh, ai tha se "Türkiye është i vetmi vend dhe i vetmi aleat i NATO-s që i ka mundur të dyja organizatat terroriste në terren".