Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur dëshirën e vendit të tij për të siguruar një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).
"Si Türkiye, ne po përpiqemi të bëhemi një anëtar i përhershëm, por deri më tani nuk kemi arritur asnjë rezultat," tha Erdoğan pas faljes së xhumasë, lutjes javore të muslimanëve të premteve, në Istanbul.
Erdoğan tha se anëtarët aktualë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk treguan asnjë qëllim për të mbështetur kandidaturën e Türkiyes.
Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 shtete anëtare të OKB-së; nga të cilat pesë janë të përhershme (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia) të cilat kanë të drejtën e vetos dhe dhjetë anëtarë jo të përhershëm.