Presidenti i Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në prag të vizitës së tij në Bosnjë e Hercegovinë, tha se Ankaraja zyrtare ndjek një politikë që mbështet stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit dhe procesin e tij të integrimit euroatlantik.
“Duke ruajtur lidhjet tona të thella miqësore dhe historike me vendet e Ballkanit, ne po përpiqemi të parandalojmë tensionet”, tha Erdogan dhe shtoi se Türkiye ndjek një politikë që mbështet stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit dhe procesin e tij të integrimit euroatlantik.
Ai foli edhe për krizën energjetike me të cilën po përballen shumë vende evropiane.
“Evropa do të ketë probleme serioze këtë dimër dhe ne aktualisht nuk kemi probleme me gazin natyror”, tha Erdogan.
Ai komentoi gjithashtu tensionet e fundit të Türkiye-s me Greqinë.
“Papritmas mund t’ju vijmë brenda natës”, përsëriti presidenti turk Erdoğan, duke paralajmëruar edhe një herë Greqinë.
Presidenti i Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, do të vizitojë sot Bosnjën e Hercegovinën për të filluar një turne treditor rajonal, ku përveç BeH-së, përfshihen edhe Serbia dhe Kroacia.
Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Türkiye-s, gjatë vizitës në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci do të diskutohen një sërë temash dypalëshe rajonale, politike dhe ekonomike.
Presidenti turk do të takohet me anëtarët e presidencës së BeH-së në Sarajevë dhe do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Türkiye-BeH.
Pas Sarajevës, presidenti turk do të udhëtojë për në Beograd, ku, përveç takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, e presin një sërë aktivitetesh.
Ndalja e fundit e turit më të gjerë rajonal do të jetë Kroacia. Të enjten Erdoğan do të zhvillojë takime me presidentin kroat Zoran Millanoviç dhe kryeministrin Andrej Plenkoviç në Zagreb. Presidenti i Türkiye-s do të hapë edhe Qendrën Kulturore Islame në Sisak, e cila është ndërtuar me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Një forum biznesi është planifikuar gjithashtu në Kroaci.
6 Sht 2022
Erdoğan: Türkiye mbështet stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit
Presidenti i Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, do të vizitojë sot Bosnjë e Hercegovinën për të filluar një turne treditor rajonal, ku përveç BeH-së, përfshihen edhe Serbia dhe Kroacia.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.