Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi mbetet një burim sigurie për qytetarët dhe miqtë e tij, dhe se nuk do t'u japë një shans për sukses atyre që duan ta kthejnë rajonin në një det gjaku. Erdoğan kryesoi delegacionin e Këshillit të Lartë Ushtarak të Türkiyes në një vizitë në Anitkabir, mauzoleumin e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk. Vizita u organizua para fillimit të seancës së Këshillit, e cila do të mbahet në Kompleksin Presidencial në Ankara, ndërsa presidenti turk Erdoğan, shkroi një mesazh përkujtimor në Librin e Mbresave në Anitkabir. Duke nderuar themeluesin e Republikës, Ataturkun, dhe të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për pavarësinë e Türkiyes, Erdoğan deklaroi në mesazhin e tij se vendi vazhdon të shquhet si një shtyllë paqeje dhe stabiliteti në një periudhë kritike në rajon, ku ndodhin konflikte dhe vrasje politike. “Ne jemi të vendosur të mbrojmë deri në fund atdheun, kombin, interesat shtetërore dhe kombëtare, duke marrë të gjitha masat e nevojshme kundër ambicieve ekspansioniste që po shfaqen sërish. Ne nuk do t'u japim një shans atyre që duan ta kthejnë rajonin tonë në një det gjaku dhe do të vazhdojmë të jemi burim besimi për qytetarët tanë, por edhe për miqtë tanë", tha Erdoğan.
1 Gus 2024
Erdoğan: Türkiye mbetet burim sigurie për qytetarë dhe miqtë e saj
Presidenti turk Erdoğan kryesoi delegacionin e Këshillit të Lartë Ushtarak të Türkiyes në një vizitë në Anitkabir, mauzoleumin e themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.