Erdoğan: Türkiye ndihmoi krizën globale të urisë me Marrëveshjen e Grurit.     /Foto: AA 

Türkiye ndihmoi në shmangien e një krize globale ushqimore me një marrëveshje drithi që lejoi eksportin e grurit ukrainas në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet Detit të Zi, tha të hënën presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Me iniciativën e Detit të Zi (drithërave) të iniciuar së bashku me OKB-në, ne parandaluam rrezikun e një krize globale urie duke siguruar që 33 milionë tonë produkte drithëra të dërgoheshin në tregjet botërore”, tha ai dhe shtoi se vazhdojmë me përpjekjet për të lehtësuar barrën e rajoneve në rrezik të urisë, veçanërisht Afrikës.

Në video-porosinë për të adresuar ngjarjen e Ditës Botërore të Ushqimit 2023, presidenti Erdoğan tha se Türkiye është ndër vendet "më bujare" në botë për sa i përket ndihmës për zhvillim. Erdoğan theksoi se nuk do të ngurrojë të marrë përgjegjësinë për gjetjen e zgjidhjes për çdo problem, përfshirë krizat e ushqimit dhe ujit.

Dita Botërore e Ushqimit është një ditë ndërkombëtare që festohet çdo vit në mbarë botën më 16 tetor për të përkujtuar datën e themelimit të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) në vitin 1945. Tema e këtij viti është “Uji është jetë, Uji është Ushqim. Mos lini askënd pa to'.

"Ne nuk shohim ndonjë ndryshim në natyrë midis mbrojtjes së ujit dhe atdheut tonë. Për këtë qëllim si qeveri kemi realizuar shumë projekte të rëndësishme që do të garantojnë sigurinë ujore dhe ushqimore të vendit tonë në 21 vitet e fundit", tha Erdoğan.

Erdoğan tha se njerëzimi gradualisht po largohet nga qasja "Zero uri në 2030", e cila është ndër temat më të rëndësishme të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, një në çdo nëntë njerëz në botë po lufton me urinë, tha presidenti turk, duke shtuar: "Megjithatë, 4 deri në 5 miliardë tonë ushqime prodhohen çdo vit në mbarë botën. Ndërsa kjo sasi llogaritet të jetë mjaftueshëm për popullsinë botërore të parashikuar për vitin 2050, për fat të keq, nuk është e mjaftueshme për popullsinë e sotme botërore. Sepse 21 tonë nga 127 tonë ushqime të prodhuara çdo sekondë nëpër botë hidhen."

Nga ana tjetër, tha ai, ushqimi i shpërdoruar bën që burimet ujore të konsumohen me shpejtësi.

Erdoğan ftoi gjithashtu të gjithë kolegët e tij që të marrin iniciativën drejt qëllimit të “humbjes zero të ushqimit”, i cili është një nga komponentët e projektit “Zero Waste” të iniciuar nga zonja e parë turke Emine Erdoğan dhe të kthyer në një lëvizje globale nën ombrellën e OKB-së.

“Le të fillojmë nga sot, 16 tetor, Dita Botërore e Ushqimit, jo nesër, të mbrojmë ushqimin tonë dhe t’i japim fund shpërdorimit të ushqimit”, theksoi Erdoğan.

TRT Balkan / agjencitë