Erdoğan: Türkiye nuk mund të robërohet kurrë     Foto:AA

Türkiye do të mbajë gjallë frymën që mposhti tentativën për grusht shtet më 15 korrikut të vitit 2016, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan me rastin e përvjetorit të gjashtë të tentativës për puç.
"Ne do ta mbajmë gjallë frymën e 15 Korrikut dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për TURKİYE-n PËRGJITHMONË", tha Erdoğan në një mesazh për “15 Korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”.

Në natën e 15 korrikut, siç shprehet presidenti Erdoğan, me çmimin e jetës është mbrojtur Republika, demokracia dhe të gjitha arritjet.

“Me rezistencën tonë epike që ndërmorëm kundër puçistëve si një zemër dhe një fuqi e vetme, u treguam mikut dhe armikut se Türkiye nuk mund të robërohet kurrë, se nuk mund ta gjunjëzojnë kurrë popullin turk", deklaroi Erdoğan, duke i shprehur ngushëllimet popullit turk dhe të afërmve të dëshmorëve.

Presidenti i Türkiye-s, Erdoğan, po ashtu theksoi se tradhtarëve të FETO-s, por edhe organizatave të tjera terroriste dhe forcave që i lëshuan ato drejt tyre, u janë përgjigjur jo duke u tërhequr, por duke bërë hap para.
“Rëndësia kryesore e 15 Korrikut për ne është se ai është simboli i parë de fakto i rezistencës së lavdishme të popullit tonë kundër puçeve që u përball përgjatë histories”, tha presidenti Erdoğan.

Masa parandaluese kundër puçistëve

Strukturat shtetërore në Türkiye kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme që shteti mos të përballet me kërcënime të llojit të grush shtetit të vitit 2016.
“Duke e shpallur 15 korrikun si Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, siguruam që kjo epope e madhe e rezistencës të skalitej në histori me germa të arta. Ngjarje të tilla zënë vendin e tyre si shenja të një përparimi të ri, një ngritjeje të re dhe një epoke të re në historinë e kombeve. Fatmirësisht ia arritëm ta kthejmë 15 korrikun në një pikënisje të tillë. Historia e Türkiyes do të shqyrtohet në dy periudha, para dhe pas 15 Korrikut, në aspektin e vërtetimit të pjekurisë së demokracisë tonë dhe fuqisë së vullnetit kombëtar”, thotë presidenti Erdoğan.

Inflacioni problem global


Inflacioni i përshpejtuar nga rritja e tepruar në çmimet globale të mallrave, veçanërisht të shkaktuara nga pandemia dhe kushtet e luftës, është problemi i gjithë botës, jo vetëm problemi ynë, thekson mes tjerash presidenti Erdoğan.
“Shpresojmë që ashtu si kemi vepruar gjithmonë prej një kohe të gjatë, do të jemi në krye të vendeve të para që tejkalojnë inflacionin. Në këtë mënyrë do të lëmë pas edhe një fatkeqësi të cilën e shikojmë si vazhdimësi të 15 korrikut dhe do të vazhdojmë luftën tonë në rrugën për ndërtimin e Türkiyes së madhe të dhe fuqishme. Vetëm kështu mund të ndiejmë veten se kemi mbrojtur në mënyrën e duhur amanetin e dëshmorëve tanë, se jemi të denjë për veteranët tanë dhe se kemi përmbushur përgjegjësitë tona ndaj popullit tonë", theksoi Erdoğan.
Ndryshe, Türkiye sot përkujton të vrarët gjatë grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016.
Me aktivitete të ndryshme, vendi shënon 15 korrikun çdo vit si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.
Puçi i dështuar, i orkestruar nga organizata terroriste FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, la të vdekur 251 persona, kurse 2734 të tjerë u plagosën.

TRT Balkan / agjencitë