Erdoğan: Türkiye po frenon inflacionin / Photo: AA

Türkiye po e frenon ngadalë inflacionin, deklaroi të premten Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar se tani është koha për të bërë përparim në reformat strukturore.

Ai theksoi se vendi po i jep përparësi ndërgjegjësimit të kursimit në të gjitha shpenzimet, përveç shpenzimeve për tërmetet, duke folur në Istanbul në Asamblenë e Përgjithshme të 51-të të Shoqatës së Punëdhënësve Turke të Industrive Metalike.

Vitin e kaluar, dy tërmete shkatërruese goditën 11 provinca në Türkiye, duke shkaktuar mijëra të vdekur si dhe humbje të mëdha ekonomike.

Norma vjetore e inflacionit të Türkiye ishte në 49.38% në shtator, niveli i tij më i ulët që nga korriku 2023.

Erdoğan tha gjithashtu se rezervat e Bankës Qendrore Turke arritën një nivel rekord prej 156 miliardë dollarësh muajin e kaluar dhe eksportet e vendit tejkaluan 260 miliardë dollarë në vit.

Në tetë muajt e parë të këtij viti punësimi është rritur për 654 mijë persona, ndërsa shkalla e papunësisë është 8,5 për qind.

Ai nënvizoi se vendi vazhdon politikat e tij për uljen e papunësisë, nxitjen e punësimit dhe frenimin e ekonomisë informale.


AA