Erdoğan: Türkiye po riformëson diplomacinë globale. / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se Ankaraja po riformëson diplomacinë globale dhe po e pohon ndikimin e saj në përputhje me trashëgiminë e saj historike.

"Türkiye vazhdon të thyejë shabllonet në politikën e jashtme, të sfidojë rutinat dhe të shkruajë një histori suksesi krejt të re në harmoni me trashëgiminë e saj historike", tha Erdoğan gjatë fjalimit të tij në takimin e grupit parlamentar të partisë së tij AK në Ankara.

Ai gjithashtu ripohoi përkushtimin e Türkiyes për të qëndruar pranë komuniteteve të shtypura në mbarë botën.

"Edhe sot qëndrojmë pa u përkulur e pa u lëkundur, përkrah të shtypurve dhe viktimave, qoftë në Gaza apo gjetkë", deklaroi ai.

TRT Balkan / agjencitë