Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë qëndrimit në kryeqytetin çek si pjesëmarrëse në kuadër të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian porositi BE-në t'i bëjë thirrje Greqisë për dialog dypalësh.
"Unë pres që BE-ja t'u bëjë thirrje bashkëbiseduesve tanë për dialog mbi baza dypalëshe në vend që të mbështesë iniciativat ilegale që maskohen si unitet ose solidaritet," tha Erdoğan në një konferencë shtypi në Republikën Çeke.
Erdoğan ndodhet në kryeqytetin Pragë me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryeministrit çek Petr Fiala për të marrë pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian.
Presidenti tha se ai mbajti bisedime "intensive dhe produktive" në samit, ku Türkiye përcolli pikëpamjet, kontributet dhe vlerësimet e saj mbi sfidat me të cilat po përballet Evropa aktualisht në aspektin e paqes dhe sigurisë, energjisë, klimës dhe situatës ekonomike.
“Pritja jonë themelore dhe parësore është që Komuniteti Politik Evropian të forcojë marrëdhëniet tona me bashkimin (evropian) dhe të kontribuojë në procesin tonë të anëtarësimit”, tha Erdoğan.
Shumë vende në samit prisnin një hap nga Türkiye për të zhvilluar lidhjet me Greqinë, tha Erdoğan, duke shtuar se nuk kishte "asgjë për të folur tani me Greqinë".
“Jo vetëm Greqia, por pavarësisht se cili vend po na sulmon, përgjigjja jonë është gjithmonë “Mund të vijmë papritur një natë”. Ata duhet ta dinë këtë”, tha ai.
6 Tet 2022
Erdoğan: Türkiye pret që BE t'i bëjë thirrje Greqisë për dialog dypalësh
Ankaraja pret që BE-ja t'i bëjë thirrje Greqisë për dialog mbi baza dypalëshe, në vend që të mbështesë iniciativat ilegale.
TRT World
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.