Erdoğan: Türkiye s’është më vend ku kukullat mund të kryejnë grusht shteti              / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha të shtunën se Türkiye nuk është më një vend ku kukullat mund të kryejnë një grusht shteti ose të hartojnë politikën dhe ekonominë.

“Türkiye nuk është më një vend ku mund të kryhet grusht shteti, as të krijohet politika dhe ekonomia me kukulla të cilave u mjafton t’u thuash ‘Shkojmë fëmijë, tani është koha’”, tha Erdoğan, duke iu drejtuar një tubimi të mbajtur në Qytetin turk i Kahramanmaras, dhe shtoi:

“Ne duam të çlirohemi nga prangat e terrorizmit që pengojnë vizionin e së ardhmes së Türkiyes. Ngjarjet kritike në rajonin tonë dhe politika e brendshme e favorizojnë këtë”.

Presidenti turk nënvizoi se është e qartë për të gjithë sot se Türkiye nuk është terreni stërvitor i dikujt, një linjë tensioni apo një zonë për krijimin e destabilitetit.

TRT Balkan / agjencitë