Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u zotua të shtunën të rindërtojë rajonin jugor të vendit që u godit nga tërmetet e fuqishme më 6 shkurt, duke marrë jetën e më shumë se 50.000 njerëzve. “Qëllimi ynë është të riparojmë qytetet tona në zonën e tërmetit duke u dorëzuar pronarëve 319.000 banesa dhe shtëpi fshati,” tha Erdoğan në një ceremoni themelimi në provincën Elazig të goditur nga tërmeti. Erdoğan tha se Türkiye do të fshijë gjurmët e shkatërrimit të shkaktuar nga fatkeqësia dhe do të përgatitet “më fort” për fatkeqësitë e mundshme në të ardhmen. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.
1 Pri 2023
Erdoğan: Türkiye synon të riparojë rajonin jugor të goditur nga tërmeti
319.000 shtëpi do të ndërtoheshin brenda një viti, thotë Recep Tayyip Erdoğan.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Türkiye dhe Hungaria do ta rinovojnë marrëveshjen e gazit për 2025-2026
“Bashkëpunimi i mëtejshëm me (kompaninë turke të energjisë) BOTAS është shumë i rëndësishëm.Ne po punojmë aktualisht për të rinovuar marrëveshjen e vitit të kaluar", tha Fritsch, kryeshefi i kompanisë shtetërore energjetike të Hungarisë MVM CEEnergy.
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore