Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, tha se Türkiye do të vazhdojë me operacionet antiterroriste derisa kufiri i saj jugor të jetë i sigurt.
Sot, Türkiye feston 951-vjetorin e fitores në Malazgirt, fitoren historike në Betejën e Malazgirtit (Manzikert), dhe presidenti turk Erdoğan foli në programin përkujtimor në qytetin Ahlat.
“Ahlat dhe Malazgirt janë emri i vullnetit për të ngritur përsëri qytetërimin tonë, është vula e ngritjes sonë që ngjall besim te miqtë tanë dhe frikë tek armiqtë tanë”, tha Erdogan.
Me këtë rast, presidenti turk njoftoi se Türkiye do të vazhdojë operacionet antiterroriste në përputhje me prioritetet e saj të sigurisë.
“Edhe një herë, i deklaroj gjithë botës se lufta jonë nuk do të përfundojë derisa të sigurojmë kufijtë tanë jugorë me një korridor të thellë 30 kilometra”, theksoi Erdogan.
Ai gjithashtu theksoi se Türkiye nuk ka aspirata drejt territorit të asnjë vendi, por se operacionet e saj janë të drejtuara ekskluzivisht kundër organizatave terroriste.
Beteja e Malazgirtit, një qytet në Türkiye lindore, u zhvillua në vitin 1071 kur selxhukët turq nën udhëheqjen e Sulltan Alp Arslanit mundën perandorin bizantin Romanus IV. Pasojë e disfatës ishte dobësimi i fuqisë mbrojtëse të bizantinëve, por edhe shpërngulja e popullsisë turke në provincën historike të Anadollit.
Beteja e Malazgirtit konsiderohet në histori si një ngjarje vendimtare që ishte drejtpërdrejt përgjegjëse për rënien e mëvonshme të Bizantit dhe selxhukët, të nxitur nga fitorja në atë betejë, vazhduan fushatat e tyre fitimtare në Azinë e Vogël.
25 Gus 2022
Erdoğan: Türkiye vazhdon me operacionet anti-terroriste jug të saj
Türkiye feston 951-vjetorin e fitores historike në Betejën e Malazgirtit (Manzikert), me çka presidenti turk Erdoğan foli në programin përkujtimor në qytetin Ahlat.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Türkiye dhe Hungaria do ta rinovojnë marrëveshjen e gazit për 2025-2026
“Bashkëpunimi i mëtejshëm me (kompaninë turke të energjisë) BOTAS është shumë i rëndësishëm.Ne po punojmë aktualisht për të rinovuar marrëveshjen e vitit të kaluar", tha Fritsch, kryeshefi i kompanisë shtetërore energjetike të Hungarisë MVM CEEnergy.
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore