Erdoğan: Türkiye vë në funksion gazin natyror nga Deti i Zi / Photo: AA

Përveç Bajramit të nesërm, festë e dyfishtë për Türkiyen është vënia në punë e gazit natyror nga Deti i Zi, tha presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në ceremoninë e inaugurimit të fushës së gazit natyror në Sakarya.

"Përderisa të tjerëve në botë u duhen gjashtë deri në shtatë vjet që gazi të përdoret pas një zbulimi, ne kemi vendosur një ritëm me të cilin ia dolëm ta bëjmë në më pak se tri vjet", ka thënë Erdoğan.

Sipas tij, në fazën e parë do të nxjerrin 10 milionë metër kub gaz natyror në ditë nga fusha Sakarya në Detin e Zi, ndërsa me puse të tjera kjo shifër do të arrijë në 40 milionë.

"Türkiye do të plotësojë gati 30 për qind të nevojës vjetore të gazit natyror nga rezerva e Detit të Zi kur të arrijë kapacitetin e plotë", shtoi ai.

Po ashtu, presidenti Erdoğan njoftoi se qytetarët e Türkiyes do ta kenë pa pagesë për 1 vit gazin natyror të përdorur për kuzhinat dhe konsumin e ujit të ngrohtë.

TRT Balkan / agjencitë