Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vendi ka zgjedhur astronautët për misionin e parë hapësinor, i cili është planifikuar për në fund të këtij viti.
Erdoğan ka vizituar panairin e madh turk të teknologjisë dhe aviacionit TEKNOFEST, i cili mbahet në aeroportin Ataturk në Istanbul dhe me atë rast ka njoftuar se Alper Gezeravci dhe Tuva Cihangir Atasever janë zgjedhur si astronautët e parë turq që udhëtojnë në hapësirë.
“Alper Gezeravcı, i cili do të shkojë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, është një pilot hero turk që tashmë ka arritur suksese të rëndësishme në Forcën Ajrore të vendit tonë dhe Tuva Cihangir Atasever është një inxhinier sistemesh që punon në Roketsan”, tha Erdoğan.
Ai sqaroi se Alper Gezeravci është astronauti i parë, kurse Tuva Cihangir Atasever rezervë. “Miku ynë, i cili do të shkojë në misionin e parë të Türkiyes në hapësirë, do të qëndrojë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për 14 ditë. Në këtë mision do të kryejë 13 eksperimente të ndryshme të përgatitura nga universitetet dhe institucionet kërkimore të vendit tonë. Koha e nisjes së udhëtarit tonë në hapësirë është planifikuar për tremujorin e fundit të vitit 2023, tha Erdoğan.
Në vitin 2018, Türkiye themeloi Agjencinë Hapësinore Turke dhe një vit më vonë njoftoi programin hapësinor të vendit, si dhe një mision hapësinor të drejtuar.
“Të rinjtë do ta çojnë Türkiyen në ligën më të lartë dhe do të realizojnë ëndrrën e vendit për pavarësi të plotë. Ne kemi luftuar shumë për të krijuar një klimë në vendin tonë ku të rinjtë tanë të mund të ndjekin ëndrrat e tyre pa frikë. Ne kemi thyer prangat e prapambetjes së Türkiyes, kemi ndërtuar infrastrukturën e një Türkiye të madhe dhe të fuqishme”, tha Erdoğan.
Në lidhje me TEKNOFEST, ngjarjen pesëditore që filloi më 27 prill, Erdoğan tha se është ngjarja numër një në botë e hapësirës ajrore dhe është bërë një bërë një brend në fushën e saj.
Ai theksoi se numri i pjesëmarrësve në manifestim ka ardhur duke u rritur çdo vit që nga viti 2018.
Edicioni i parë i TEKNOFEST mori 4.233 aplikime nga konkurrentët në vitin 2018, dhe këtë vit numri arriti në 333 ekipe dhe një milion njerëz.