Erdoğan udhëtoi për në Kazakistan për të marrë pjesë në samitin e SCO-së.

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, fluturoi të mërkurën për në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Astana po pret nga e mërkura takimin dyditor të 24-të të këshillit të krerëve të shteteve të SCO-së.

Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, Ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Simsek, këshilltari i tij kryesor Akif Cagatay Kiliç dhe zyrtarë të tjerë.

SCO-ja u themelua në vitin 2001 me Rusinë, Kinën dhe fuqitë e Azisë Qendrore, kirse më vonë përfshiu Indinë, Iranin dhe Pakistanin.

Ai pritet të zgjerohet pasi Bjellorusia, e cila ka një status vëzhguesi së bashku me Mongolinë dhe Afganistanin, po mendon t'i bashkohet bllokut si një anëtare e plotë. Rreth 14 vende, duke përfshirë Türkiyen, kanë statusin e partnerit në dialog.

TRT Balkan / agjencitë