Erdoğan uroi Përkujtimin e Ataturkut - Ditën e Rinisë dhe të Sporteve.     /Foto: Recep Tayyip Erdoğan/Twitter

Presidenti turk të premten shënoi Përkujtimin e Ataturkut, Ditën e Rinisë dhe të Sporteve.

“Ju uroj me ndjenjat e mia më të sinqerta për 19 Majin përkujtimor të Ataturkut, Ditën e Rinisë dhe të Sporteve”, tha Recep Tayyip Erdoğan në porosinë e tij.

Në urimin e tij, Erdoğan thotë se data 19 maj 1919, që i është dhuruar rinisë turke nga Gazi Mustafa Kemal, është simboli i ringjalljes së frymës së rezistencës nga të parët me besim të madh, edhe përballë pamundësive.

“19 maji është dita kur kombi turk filloi të shkruajë një nga epikat më të mëdha heroike që ka parë historia, duke bërtitur se nuk do të përkulen para shtypjes në unitet dhe solidaritet kundër forcave imperialiste”, thotë Erdoğan.

Ai tha se beson më së shumti te rinia, kur harton dhe zbaton përparimet e demokracisë dhe zhvillimin e vendit tonë.

Përderisa Türkiye po zhvillohet dhe rritet, “do t’u jap më shumë mbështetje të rinjve në mënyrë që ata të mund të realizojnë ëndrrat e tyre,” theksoi Erdoğan.

“Me këto mendime, edhe një herë jua uroj të gjithëve 19 Majin e Përkujtimit të Ataturkut, Ditës së Rinisë dhe të Sporteve, ashtu si edhe përkujtoj me respekt të gjithë heronjtë e Luftës sonë të Pavarësisë, në veçanti Gazi Mustafa Kemalin”, shtoi ai.

19 maji 1919 ishte dita kur Mustafa Kemal, i cili më vonë u bë Mustafa Kemal Ataturk, mbërriti në qytetin Samsun të Detit të Zi nga Istanbuli për të organizuar luftën që pa mbetjet e Perandorisë Osmane të transformuara në Türkiyen moderne katër vjet më vonë.

TRT Balkan / agjencitë