Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendosmëria për të luftuar në arritjen e qëllimeve të 'Shekullit të Türkiyes' është "shumë e madhe". Presidenti Erdoğan ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore 'SAHA EXPO 2024', e cila mbahet në Qendrën e Panaireve në Istanbul.
Në fjalën e tij para të pranishmëve në ceremoninë e hapjes, Erdoğan foli edhe lidhur me sulmin sulmin terrorist të PKK-së në selinë e Industrisë së Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ) në kryeqytetin Ankara, i cili vrau pesë persona dhe plagosi 22 të tjerë.
Erdoğan theksoi se çdo sulm që synon paqen dhe sigurinë e vendit tonë nuk do të ketë sukses dhe "në fund do të godasë liderët terroristë që ushqehen me gjak".
"Edhe pse dhimbja jonë është e madhe për dëshmorët tanë, vendosmëria për të luftuar kundër të poshtërve që kërcënojnë idealin e 'Shekullit të Türkiyes' është shumë më e madhe", tha Erdoğan.
Siç theksoi ai, Forcat Ajrore Turke dhe Organizata e Inteligjencës e Türkiyes (MIT) iu përgjigjën këtij sulmi të ndyrë duke shkatërruar objektivat terroriste në Siri dhe Irak.
"Türkiye është më e madhe dhe më e fuqishme jo vetëm nga të gjitha organizatat terroriste, por edhe nga bandat imperialiste që i lëshojnë drejt nesh këto rrjete vrasësish", tha ai.
Më tej, presidenti turk vlerësoi panairin 'SAHA EXPO 2024', duke njoftuar se gjatë këtij panairi do të nënshkruhen marrëveshje me vlerë prej 6,2 miliardë dollarësh, përfshirë kontrata eksporti në vlerë prej 4,6 miliardë dollarësh.
"Vetëm brenda vitit 2024, kompanitë tona të industrisë së mbrojtjes kanë thyer rekord serioz duke eksportuar produkte në 178 shtete të ndryshme", theksoi Erdoğan.
Aftësitë e fituara nga projektet 'TÜRKSAT 6A' dhe 'IMECE', tha presidenti Erdoğan, vendi do t'i shfrytëzojë edhe në proceset e përgatitjes dhe zbatimit të misionit të Türkiyes në Hënë.