Erdoğan viziton Arabinë Saudite për takimin e OBI-së dhe Ligës Arabe / Photo: AA

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në takimin e Samitit të Përbashkët të Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Ligës Arabe.

Erdoğan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar "Mbreti Khalid" nga princi i Rijadit, Faisal bin Bandar Al Saud, ambasadori saudit në Ankara Fahad bin Assad Abualnasr si dhe ambasadori turk në Rijad, Emrullah İşler.

Në vizitën e tij në Arabinë Saudite presidenti Erdoğan shoqërohet nga ministri i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri Akif Çağatay Kılıç, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun si dhe kreu i Inteligjencës (MIT) Ibrahim Kalın.

AA