Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se fakti që zgjedhjet e sotme janë zhvilluar në qetësi dhe lehtësi si dhe në një mënyrë feste të madhe të demokracisë, është shprehje e pjekurisë demokratike që Türkiye posedon.
Në një postim në llogarinë e tij në median sociale, Erdoğan kërkoi nga bashkudhëtarët e tij që të mos largohen nga vendvotimet derisa të përfundojnë rezultatet zyrtarisht.
Presidenti turk tha se përpjekja për të shpallur rezultate me nxitim përderisa zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike, si dhe përderisa numërimi i votave vazhdon ende, është grabitje e vullnetit kombëtar.
"Jemi të kënaqur nga pasqyrimi i pëlqimit të kombit tonë në numërimin e votave që vazhdon. Kërkoj nga shokët e mi të kauzës dhe bashkudhëtarët që të mos largohen nga vendvotimet, çfarëdo qoftë që të ndodhë deri në përfundimin zyrtar të rezultateve. I përgëzoj të gjithë qytetarët që votuan në emër të demokracisë dhe morën pjesë në punimet zgjedhore, duke falënderuar secilin prej tyre", shkroi Erdoğan.