Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Yair Lapid.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-Izrael dhe çështje rajonale.
Presidenti Erdoğan ka shprehur kënaqësinë e tij për ecurinë e marrëdhënieve Türkiye-Izrael sipas kornizës së dakorduar gjatë vizitave të presidentit izraelit Isaac Herzog dhe kryeministrit Yair Lapid në Türkiye.
Duke iu referuar vendimit të shpallur sot për emërimin reciprok të ambasadorëve, presidenti Erdoğan ka thënë se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm sa më parë për emërimin e ambasadorit të ri.
Presidenti Erdoğan është shprehur se mbështet zhvillimin e bashkëpunimit dhe dialogut midis Türkiye-s dhe Izraelit mbi baza të qëndrueshme dhe mbi bazën e respektimit reciprok të ndjeshmërive.
17 Gus 2022
Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit
Në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-Izrael dhe çështje rajonale.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.