Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun azerbajxhanas Aliyev / Photo: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun azerbajxhanas, Ilham Aliyev.

Sipas njoftimit të Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës turke, në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale Türkiye dhe Azerbajxhan si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Duke uruar Azerbajxhanin për anëtarësimin në organizatën D-8, presidenti turk tha se po i ndjek nga afër zhvillimet lidhur me procesin e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe se presin që Kaukazi Jugor të arrijë stabilitet dhe prosperitet të përhershëm me vendosjen e paqes.

TRT Balkan / agjencitë