Türkiye do të shtojë përpjekjet diplomatike për lirimin e pengjeve dhe vendosjen e një armëpushimi të përhershëm në Gaza, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Në një fjalim para grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të mërkurën, Erdoğan tha se kryeministri izraelit Netanyahu kreu një nga “mizoritë më të mëdha” të shekullit dhe hyri në histori si “kasapi i Gazës”.
Ai tha gjithashtu se deklaratat e fundit të bëra nga qeveria e Netanyahut po zvogëlojnë shpresat që pauza aktuale humanitare në Gaza të kthehet në një armëpushim të qëndrueshëm, shtoi ai.
Në lidhje me ndihmën humanitare të Türkiyes për Gazën, Erdoğan tha se një anije e dytë ndihmash me 1.500 tonë materiale ndihme humanitare do të lundronte më vonë të mërkurën.