Presidenti turk të dielën u zotua të rindërtojë rajonin jugor të vendit pas tërmeteve të fuqishme muajin e kaluar që morën jetën e më shumë se 50.000 njerëzve. "Qëllimi ynë është të ngremë zonën e tërmetit", tha Recep Tayyip Erdoğan, pas një darke me viktimat e tërmetit në Istanbul, një vakt special për muajin e Ramazanit. Türkiye planifikon të ndërtojë ndërtesa të mjaftueshme brenda një viti për të përmbushur nevojat e viktimave të tërmetit, tha Erdoğan, duke shtuar se 319.000 shtëpi do të ndërtohen në vitin e parë dhe 650.000 në total. Ai ka premtuar edhe shërimin e plagëve të të prekurve nga tërmeti. Më 6 shkurt, tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.
26 Mar 2023
Erdoğan zotohet të rindërtojë rajonin jugor të Türkiyes
Vetëm vitin e parë në rajonet e prekura nga tërmetet e 6 shkurtit planifikohen të ndërtohen afërsisht 320 mijë shtëpi
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Türkiye dhe Hungaria do ta rinovojnë marrëveshjen e gazit për 2025-2026
“Bashkëpunimi i mëtejshëm me (kompaninë turke të energjisë) BOTAS është shumë i rëndësishëm.Ne po punojmë aktualisht për të rinovuar marrëveshjen e vitit të kaluar", tha Fritsch, kryeshefi i kompanisë shtetërore energjetike të Hungarisë MVM CEEnergy.
Erdoğan: Energjia, transporti dhe komunikimi, lokomotiva të zhvillimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë Forumit Energjetik në Istanbul theksoi se sigurimi i energjisë së mjaftueshme, cilësore dhe të pastër me çmime të përballueshme dhe pa ndërprerje, është me rëndësi kritike për të gjitha vendet.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore