Në zonën industriale veriperëndimore turke të Bursës, u mbajt ceremonia e hedhjes së themeleve për fabrikën SIRO për zhvillimin dhe prodhimin e baterive.
Ministria turke e Industrisë dhe e Teknologjisë nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se kampusi i zhvillimit dhe prodhimit të baterive të ruajtjes së energjisë së pastër Siro Silk Road është krijuar në partneritet me markën globale turke të lëvizshmërisë Togg dhe kompaninë kineze të energjisë Farasis, me qëllim zhvillimin e zgjidhjeve të ruajtjes së energjisë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e fillimit të ndërtimit.
Türkiye si një lojtar i fortë në teknologjinë e baterive
Në fjalën e tij, presidenti turk Erdoğan tha se prodhimi i parë i baterive do të nisë në vitin 2024.
“Me një investim të madh, ne po ndërmarrim një hap tjetër që do të ndihmojë Türkiyen të bëhet një lojtar i fortë në teknologjinë e baterive”, tha presidenti i Türkiyes.
Sipas tij, nga viti 2026, ky kampus do të bëhet një qendër e integruar që prodhon module dhe paketa baterish me përmbajtje të lartë nikel, duke përfshirë edhe qelizat e baterive.
“Ne kemi synimin që Türkiye të bëhet baza e prodhimit të Evropës në teknologjinë e karikuesve dhe baterive, si dhe të automjeteve elektrike”, theksoi Erdoğan.
Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë tha se Türkiye po ndërmerr hapa të rëndësishëm për të kapur ndryshimin dhe transformimin në industrinë globale të automobilave.
Pasi modeli T10X i Togg doli nga prodhimi dhe u prezantua, një hap kritik është hedhur në lidhje me baterinë, një nga komponentët më të rëndësishëm të automjeteve elektrike.
Ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë Mustafa Varank, sipas njoftimit, tha se pas prodhimit masiv të “Togg” në bazën prodhuese në Gemlik, investimet vazhdojnë në Bursa dhe se themelimi i fabrikës së parë të baterive në Türkiye do të vendoset këtu.
“Kjo teknologji do të sjellë aftësi të konsiderueshme në Türkiye. Do të japë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë”, tha ministri Varank.
Fabrika e baterive sjell objekte të rëndësishme në Türkiye
Ministri Varank theksoi se fabrika e prodhimit të baterive do të sjellë kapacitete të rëndësishme në Türkiye dhe do të sigurojë të ardhura të konsiderueshme në drejtim të punësimit për Türkiyen në përgjithësi dhe Bursan në veçanti.
“Tash e tutje do të vazhdojmë me këto investime, siç kemi bërë deri më tani. Një qytet i rëndësishëm industrial si Bursa do të marrë pjesën e tij të këtyre investimeve. Investimet që ne bëjmë këtu janë pikërisht këto. Ajo do të zhvillojë gjithë Türkiyen, jo vetëm qytetin”, tha Varank.
Kampusi i zhvillimit dhe prodhimit të baterive Siro prej 607.000 metrash katrorë pranë bazës së prodhimit Togg në Gemlik është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2024. Gjenerata e fundit, qelizat e baterive me dendësi të lartë të energjisë do të prodhohen në kampusin ku do të prodhohen qelizat, modulet dhe paketat.
Me kampusin e zhvillimit dhe prodhimit të baterive Siro, Türkiye do të bëhet një qendër e rëndësishme e integruar e ruajtjes së energjisë në Evropë dhe Lindjen e Mesme në këtë fushë. Kështu, Türkiye do të ketë kompetencën për të zhvilluar dhe prodhuar qeliza baterish, e cila është e disponueshme vetëm në disa vende.