Transmetuesi publik turk TRT, pasi fitoi vëmendjen e shikuesve në mbarë botën, ka prezantuar shërbimin e transmetimit global, platformën “tabii”, me qëllim për të kënaqur kërkesën për përmbajtjen turke.
Shërbimi i plotë i transmetimit në Türkiye është pa pagesë, ndërsa për audiencën globale fillimisht “tabii” ofrohet nëpërmjet platformave të palëve të treta, si ‘Youtube’ dhe ‘Roku’, me një tarifë të përballueshme abonimi.
Siç njoftoi zyra e TRT-së për komunikim me mediat, “tabii” ofron qasje të shpejtë dhe ekskluzive në një gamë të gjerë të përmbajtjeve me cilësi të lartë dhe të favorshme për familjen, që përqafon kultura të ndryshme dhe tërheq vlerat e përbashkëta të audiencës së saj ndërkombëtare.
Në vazhdim ju sjellim disa veçori të plaftormës “tabii”.
Tridhjetë prodhimet ekskluzive në “tabii”
Platforma “tabii” po fillon me mbi 30 prodhime ekskluzive origjinale së bashku me seriale televizive argëtuese të preferuara të admiruesve, dokumentarë të vlerësuar me çmime, si dhe përmbajtje për fëmijë. Tregime të tilla si “Rumi”, që nxjerr në pah jetën e studiuesit, poetit dhe mësuesit; "Free Sky", që ndan histori të mbushura me aksion të Forcave Ajrore Turke dhe avionëve luftarakë, do të jenë pjesë e shërbimit “tabii”, ku gjithashtu do të gjenden edhe produksioni i njohur i TRT-së “Shigjetari i vogël: Iskender”, i cili rikthehet me aventurat e tij krejt të reja, si dhe përmbajtje të tjera.
“tabii” në shumë gjuhë
Brenda vitit siç është planifikuar do të lansohen aplikacionet ndërkombëtare në gjuhën angleze, spanjolle, arabe dhe në gjuhën urdu me më shumë opsione gjuhësore që do të vijnë së shpejti.
Nëpërmjet platformës “tabii”, TRT-ja ofron një perspektivë unike për tregun global të transmetimit me rrëfimet e saj që eksplorojnë kulturat, trashëgiminë dhe vlerat gjeografike të ndryshme. Ajo u lansua me një përzgjedhje të gjerë përmbajtjesh që përfshin seri të reja ekskluzive origjinale në zhanre të ndryshme, prodhime të licensuara dhe përmbajtje të njohura të TRT-së nga biblioteka e saj e gjerë.
Diversiteti kulturor në “tabii”
Plartforma “tabii” vendos në qendër të vëmendjes diversitetin kulturor. Siç potencon TRT-ja “tabii” është ndërtuar mbi historitë turke të admiruara nga një audiencë e madhe në mbarë botën.
Përveç produksioneve të njohura dhe tani klasike turke, ‘tabii’ ofron një listë përmbajtjesh origjinale ekskluzive dhe të licensuara që vendosin në qendër të vëmendjes rrëfimet e një audience të ndryshme kulturore të nënpërfaqësuar në mediat kryesore.
Drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Mehmet Zahid Sobacı, në fjalën e tij tha se ky shërbim i transmetimit, i zhvilluar edhe në hapësirën digjitale në përputhje me moton “një botë më e drejtë është e mundur”, po hedh sot hapin e parë të aventurës për t'u bërë “brendi i ri global i vendit tonë”.
"Ne marrim guximin të jemi kanali kryesor për të përmbushur nevojën për përmbajtje të orientuar drejt familjes në mbarë globin. Ne tregojmë rrëfimet e miliarda njerëzve që kanë mbetur jashtë miliarda prodhimeve”, tha Sobacı.
Nëpërmjet platformës “tabii”, shtoi Sobacı, “kundër gjendjes së sistemit aktual ne do të ndajmë kulturën tonë, vlerën e traditës dhe familjes, për të treguar rrëfimet e sakta të komuniteteve që janë kryesisht të nënpërfaqësuara në mediat kryesore.
Përmbajtje plotësisht e re për të rinjtë
Platforma "tabii" ofron opsione të ndryshme për të rinjtë, duke hapur baza të reja dhe duke prezantuar një vëllim të madh të përmbajtjeve origjinale dhe ekskluzive me cilësi të lartë kushtuar rinisë.
"tabii" është shtëpia digjitale e serialeve origjinale ekskluzive, filmave dhe dokumentarëve; përmbajtjeve të licensuara dhe produksioneve të njohura të TRT-së në zhanre të ndryshme duke përfshirë aksionin, dramën, fantazinë, komedinë, misterin, komedinë romantike dhe thrillerin.