Fatkeqësia e tërmeteve të njëpasnjëshme që goditi Türkiyen jugore më 6 shkurt bëri që të paktën mbi 40 mijë njerëz ta humbin jetën.
Ekipet e kërkim-shpëtimit, përveç trupave të pajetë në aktivitetin e tyre të pandalshëm, kanë arritur të shpëtojnë mbi 100 mijë persona.
Një sfidë tjetër sa profesionale, e aq më shumë morale për ekipet e kërkim-shpëtimit ka qenë ballafaqimi me gjetjen e shumave të ndryshme të parave dhe sendeve me vlerë ndër rrënoja.
Dy milionë euro nën rrënoja
Ekipet e shpëtimit gjetën një çantë me 2 milionë dollarë dhe bizhuteri në rrënojat në Türkiye.
Ekipet e shpëtimit numëruan paratë dhe regjistruan atë që u gjet dhe ia dorëzuan çantën policisë dhe vazhduan kërkimin për të mbijetuar. Autoritetet njoftuan se nëse pronarët nuk gjenden, bizhuteritë dhe paratë do të kalojnë në thesarin e shtetit.
Testamenti i së ndjerës
Një tjetër rast interesant me të cilin janë ballafaquar ekipet e kërkim-shpëtimit në Türkiye ka qenë gjetja e një testamenti dhe përmbushja e amanetit të së ndjerës.
Ekipi i cili ka punuar në rrënoja i ka dorëzuar vëllait floririn dhe testamentin e Ayşegül Çin-it, një grua e cila humbi jetën në rrethin Hatay të provincës Hatay nga tërmetet goditën pjesën jugore të Türkiyes më 6 shkurt.
Sipas deklaratës së Bashkisë Bahçelievler, ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë gjetën ar dhe para në një çantë të përcaktuar se i përkiste Ayşegül Çin-it, e cila humbi jetën në rrënojat e ndërtesës së bashku me nënën e saj në Antakya.
Ekipi, i cili kishte gjetur çantën të cilën ia dorëzoi vëllait të së ndjerës, brenda saj kishte një letër ku shkruhej: "Në rast se më ndodh diçka, gjithçka në çantë është e nënës sime. Unë dua që ajo t'i përdorë për haxh dhe umre".
Vëllai i saj, Hüseyin Çin, i cili mori arin dhe monedhat nga vullnetarja e ekipit të kërkim-shpëtimit të Bashkisë Bahçelievler, Ayfer Şen, tha se nëna e tij Meryem Çin, së bashku me motrën e tij, vdiqën në tërmet.
"Ari do t'u shkojë fëmijëve të vëllait tim", tha ai, pasi nëna e tij ka ndërruar jetë nga tërmeti.
Procedura për paratë dhe sendet me vlerë
Paratë dhe sendet me vlerë të gjetura në rrënojat e Hatayit mbrohen nën mbikëqyrjen e policisë.
Tashmë në gjitha provincat e goditura nga tërmetet të cilat shkaktuan shkatërrime të mëdha ka filluar procesi i largimit të mbeturinave nga disa ndërtesa të shembura.
Proceset kryhen me përpikëri për të mbrojtur sendet private në punimet e largimit të mbeturinave.
Gjëra të tilla si para, ar, kasaforta çeliku, letra me vlerë, pasaporta, armë dhe telefona të gjetura nga ekipet e angazhuara në aktivitetet e kërkim-shpëtimit, pranohen nga ekipet e Drejtorisë Krahinore të Sigurimit me një raport.
Materialet e vlefshme dhe provat e lidhura me tërmetet dërgohen në një magazinë speciale të ruajtur 24 orë në ditë nga ekipet.
Në aktivitetet e kryera nën koordinimin e prokurorive përkatëse, regjistrohen se ku, si dhe kur janë gjetur malli, si dhe mblidhen detajet që do të mundësojnë identifikimin e pronarëve të tyre.
Në këtë magazinë mbahen edhe kasafortat brenda bankomateve të degëve të bankave të dëmtuara në gjithë qarkun.
Të gjitha mjetet financiare dhe sendet me vlerë që nuk mund t’iu gjindet pronari, të njëjtat do të përfundojnë në kasën shtetërore.