Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes Hakan Fidan u takua në Nju Jork të ShBA-së me ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock.
Fidan ka filluar takimet intensive diplomatike në Nju Jork ku ndodhet për Asamblenë e 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).
Në kuadër të AP-së së OKB-së, Fidan zhvilloi takim me Baerbock në ndërtesën Türkevi (Shtëpisë Turke).
Në një postim nga platforma e medias sociale X e Ministrisë së Jashtme thuhet se në takim u diskutuan kryesisht përditësimi i Unionit Doganor dhe procesi i liberalizimit të vizave si dhe çështjet për procesin e anëtarësimit të Türkiyes në Bashkimin Evropian, zhvillimet e fundit në çështjen e Qipros, Iniciativa e Drithit në Detin e Zi, procesi i anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe ndryshimi i klimës.