Ministri i Jashtëm i Türkiyes Hakan Fidan ka biseduar në telefon me Oliver Varhelyi, anëtar i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) përgjegjës për fqinjësinë dhe zgjerimin.
Fidan dhe Varheyi diskutuan rezultatet e takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së të mbajtur më 12 dhjetor dhe rezultatet e Samitit të BE-së të mbajtur më 14 dhe 15 dhjetor.
Fidan deklaroi se është e gabuar që në Samitin e BE-së të mbajtur javën e kaluar, në kundërshtim me pritshmëritë, nuk u diskutua Deklarata e Përbashkët për marrëdhëniet Türkiye-BE, e përgatitur nga Komisioni i BE-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, dhe u vendos për samitin e ardhshëm.
Kryediplomati turk në bisedë me Varhelyin tha se Bashkimi Evropian duhet të tregojë një qëndrim më të drejtë dhe më të matur ndaj Türkiyes, dhe theksoi se BE-ja duhet të veprojë nga një perspektivë strategjike dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Türkiyen në këto ditë kur sfidat globale po intensifikohen.
Fidan përkujtoi se presin që BE-ja të ndërmarrë hapa konkretë sa më shpejt në çështjet si përditësimi i Unionit Doganor, rritja e bashkëpunimit në fushën e investimeve dhe mundësimi i lehtësimit të vizave.