Ministri i Jashtëm i Republikës së Türkiyes Hakan Fidan ka dërguar një mesazh me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
"Ne i nderojmë vëllezërit dhe motrat tona boshnjake që u vranë në gjenocidin në Srebrenicë, 28 vjet më parë, një nga faqet më të errëta të historisë njerëzore. Nuk do ta harrojmë kurrë!", tha Fidan në llogarinë e tij në Twitter.
Sot eshtrat e 30 viktimave të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995 ndaj banorëve të “zonës së mbrojtur të OKB-së” në Srebrenicë do të varrosen në varrezat e Qendrës Memoriale në Potoçari.
TRT Balkan / agjencitë