Korridoret e energjisë dhe të transportit në rajon janë të mundura falë Türkiyes, deklaroi sot Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Kryediplomati i Türkiyes i bëri këto vlerësime gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 10-të të Këshillit Botëror të Biznesit Turk.
"Nuk është e mundur që korridoret e energjisë dhe transportit në rajonin tonë të jenë efektivë dhe të qëndrueshëm pa përfshirjen e Türkiyes", tha ai.
Fidan tha gjithashtu se Projekti i Rrugës së Zhvillimit do të vihet në fazën e zbatimit brenda disa muajve.
"Shpresojmë që brenda disa muajve të kalojmë në fazën e zbatimit në Projektin e Rrugës së Zhvillimit, i cili ka rëndësi të madhe për prosperitetin dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme", deklaroi Fidan.
TRT Balkan / agjencitë