Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha sot në Podgoricë se Türkiye do të vazhdojë të thellojë lidhjet me Malin e Zi.
Ai shprehu kënaqësinë për qëndrimin e tij në Malin e Zi mik dhe aleat, ku nesër do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Lidhjet e forta kulturore, njerëzore, politike dhe historike midis Türkiyes dhe Malit të Zi, siç tha Fidan, po thellohen edhe në fushën e ekonomisë.
“Me pozicionin e tij strategjik, infrastrukturën, daljen në detin Adriatik, Mali i Zi është bërë një qendër e rëndësishme logjistike”, tha Fidan në hapjen e Dhomës së Tregtisë Turke në Mal të Zi (TurkCham) që u mbajt sot në Podgoricë.
Shuma totale e investimeve kapitale turke në Mal të Zi ka arritur në 340 milionë euro dhe Türkiye është në krye për sa u përket investimeve të huaja direkte në këtë vend.
Me zgjerimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Malin e Zi këtë vit, siç tha Fidani, ai pret të përmbushë objektivin e vendosur prej 250 milionë dollarësh për vëllimin e tregtisë mes dy vendeve.
Ai tha se Türkiye vlerëson mbështetjen dhe qasjen pozitive të autoriteteve malazeze kur bëhet fjalë për komunitetin e biznesit turk dhe theksoi rëndësinë e potencialit në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit dhe sektorit të IT-së.
Ai përkujtoi se Türkiye është duke thelluar bashkëpunimin me Malin e Zi në fushën e aviacionit civil, duke thënë se Turkish Airlines transporton më shumë se 100 mijë turistë nga vendet e treta në Mal të Zi. Fluturimet e kompanisë turke Pegasus për në Mal të Zi, siç tha ai, do të fillojnë më 19 korrik.
Fidan u shpreh optimist se aktivitetet e Dhomës së Tregtisë Turke në Mal të Zi do të forcojnë lidhjet e Türkiyes me këtë vend të bukur.
Duke thënë se rrjeti diplomatik i Türkiye është një nga pesë më të mëdhenjtë në botë, Fidan paralajmëroi vazhdimin dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin e biznesit.
Në hapjen e TurkCham-së morën pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimović, ambasadori i Türkiyes në Mal të Zi Baris Kalkavan, biznesmenë dhe mysafirë të shumtë.