Fidan: Situata në Siri nuk mund të shpjegohet me ndërhyrje të jashtme.         Foto: AA

Ministri i Jashtëm i Republikës së Türkiyes, Hakan Fidan, tha sot se ngjarjet e fundit në Siri nuk mund të shpjegohen me ndërhyrje të jashtme dhe se situata është rezultat i problemeve të pazgjidhura në 13 vitet e fundit.

"Ngjarjet e fundit tregojnë edhe një herë se regjimi sirian duhet të pajtohet me popullin e tij dhe opozitën legjitime", tha Fidan në një konferencë për shtyp pas një takimi me homologun e tij iranian Abbas Araghchi, i cili është në një vizitë zyrtare në Ankara.

Fidan tha se Türkiye nuk dëshiron të shohë përshkallëzim të mëtejshëm të luftës civile në Siri.

Përleshjet shpërthyen më 27 nëntor midis forcave të regjimit të Asadit dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në pjesën perëndimore të Aleppos në veri të Sirisë, duke shënuar një ripërshkallëzim të konfliktit pas një periudhe qetësie relative në luftën civile që shpërtheu në Siri në vitin 2011.

TRT Balkan / agjencitë