Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua të hënën në kryeqytetin Ankara me Komisioneren e BE-së për Barazinë, Gatishmërinë dhe Menaxhimin e Krizave Hadja Lahbib.
Detajet e takimit, megjithatë, nuk janë bërë të ditura menjëherë.
Më herët gjatë ditës, zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz priti gjithashtu Lahbibin, duke u fokusuar në rritjen e bashkëpunimit Türkiye -BE. Të dy diskutuan zhvillimet rajonale duke përfshirë Gazën, Sirinë, kthimet vullnetare dhe luftimin e migracionit të parregullt.
Yilmaz theksoi nevojën për ta përditësuar Bashkimin Doganor, për ta përshpejtuar liberalizimin e vizave dhe për t'i riaktivizuar mekanizmat e dialogut të nivelit të lartë.
“Diskutimi ynë u përqendrua në armëpushimin në Gaza, situatën në Siri dhe qasjen fleksibël të Türkiyes për kthimet, të cilat unë i përgëzova.”
Ata diskutuan mbi mënyrat e forcimit të marrëdhënieve duke përfshirë gatishmërinë për fatkeqësitë, tha Lahbib në X.
Javën e kaluar, zyrtarja e BE-së takoi Ahmed al-Sharaa, udhëheqësin e administratës së re të Sirisë pas rrëzimit së Bashar al-Assad, në Damask. Ajo njoftoi një paketë ndihme prej 235 milionë euro për vendin e shkatërruar nga lufta.
Ankaraja është zotuar gjithashtu të ndihmojë rindërtimin e Sirisë pas Asadit dhe ka kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar.