Türkiye ka kapacitetin, fuqinë dhe, më e rëndësishmja, vendosmërinë për t'i eliminuar të gjitha kërcënimet ndaj ekzistencës së saj në burimin e tyre, tha ministri i Jashtëm i Türkiyes Hakan Fidan.
Fundi i organizatës terroriste separatiste dhe degëve të saj në Siri (PKK/YPG) tashmë është në dukje, tha Fidan të premten në Istanbul.
“E kemi përsëritur disa herë. Nuk është e mundur që ne të jetojmë me këtë lloj kërcënimi (PKK/YPG). Hapat e nevojshëm ose do të merren nga dikush tjetër ose ne do t'i bëjmë”, tha Fidan.
Duke folur për komentet e Francës gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit në Paris, Fidan tha se Türkiye nuk merr parasysh vendet që po përpiqen të ndjekin interesat e tyre në Siri duke përdorur fuqinë e ShBA-së.
Lidhur me luftën gjenocidale në territoret palestineze, Fidan tha se lënia e palestinezëve pa tokë dhe shtet është diçka që është “absolutisht e papranueshme”.
Fidan tha se Türkiye ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe rajone të tjera në botë.