Fillon Teknofesti, festivali turk i teknologjisë dhe i aviacionit.     /Foto: AA

Prej sot deri më 1 maj në Türkiye mbahet festivali 5-ditor Teknofest. Në kuadër të festivalit do të përfshihen programe plot teknologji, shkencë, shfaqje aviacioni-fluturimi, ceremoni çmimesh, ekspozita, samite, seminare dhe ngjarje.

Teknofest është festivali më i madh i aviacionit dhe i teknologjisë në Türkiye, i mbajtur fillimisht në Aeroportin e Stambollit në shtator 2018 nga Fondacioni Turk i Ekipit të Teknologjisë (T3) në bashkëpunim me kompani private, ministri dhe institucione akademike. Qëllimet kryesore të festivalit janë të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për teknologjinë në shoqëri dhe të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e prodhimit kombëtar.

Vizitorët do të përjetojnë teknologji të ndryshme përvoja simuluese, si dhe do të kenë informacion të detajuar në lidhje me teknologjitë më të fundit në zonën e festivalit. Do të ketë edhe shfaqje të ekipeve aerobatike si Turkish Stars dhe Soloturk, ndërsa do të prezantohen edhe fluturaket Akinci dhe Hürkuş, si dhe helikopteri Atak.

Ekspozitat e fluturakeve dhe mjeteve tokësore, ku ekspozohen automjete të prodhimit vendas dhe të huaj, do t'u prezantohen vizitorëve të të gjitha grupmoshave, veçanërisht të rinjve.

Në Teknofest janë parashikuar edhe aktivitete edukative si Planetariumi, Tuneli i Realitetit Virtual, Saha Istanbul, punëtoritë dhe seminaret shkencore të tunelit VR, aktivitetet argëtuese si koncertet, tuneli vertikal me erë, rruga shkencore, këndi i lojërave me fryrje dhe zona rinore.

Në garat e teknologjisë në kuadër të Teknofest 2023 marrin pjesë më shumë se 332.000 ekipe dhe 1.000.000 konkurrentë, të cilët konkurrojnë në 41 gara kryesore dhe 102 kategori të ndryshme.

Festivali 5-ditor mbahet në Aeroportin Atatürk në Istanbul, nga 27 prilli deri më 1 maj, nën menaxhimin e Fondacionit Turk të Ekipit të Teknologjisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe i Teknologjisë.

Vitin e kaluar, më shumë se 1 milion e 250 mijë njerëz vizituan Teknofestin.

TRT Balkan