Në Türkiye u hapën vendvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit.
Votimi filloi nga ora 8:00 e mëngjesit me kohës lokale dhe do të përfundojë në orën 17:00.
Më shumë se 60 milionë shtetas turq janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë 4,9 milionë votues për herë të parë.
Gjithsej 191.885 kuti votimi janë vendosur për votuesit në vend.
Në balotazh, presidenti Recep Tayyip Erdoğan po përballet me kandidatin opozitar Kemal Kılıçdaroğlu.
Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes, më shumë se 1,92 milionë persona kanë votuar tashmë në misionet e huaja dhe portat doganore të Türkiyes, nga 20 deri më 24 maj.
TRT Balkan / agjencitë