Finalja e Ligës së Kampionëve theu rekorde në aeroportin e Istanbulit.     /Foto: IGA/Facebook

Aeroporti në Istanbul me 1.749 ulje dhe ngritje gjatë së shtunës shënoi një trafik rekord, njoftoi kompania Operator i Aeroportit të Istanbulit (IGA).

Sipas njoftimit të IGA-së në rrjetet sociale, me gjithsej 1.749 ulje-ngritje, trafik rekord është shënuar në aeroportin e qytetit më të populluar të Türkiyes.

Istanbuli, një qytet në dy kontinente, priti të shtunën finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s midis Manchester City dhe Inter Milan, dhe që nga 7 qershori janë regjistruar gjithsej 214 fluturime me avion privat.

TRT Balkan / agjencitë