Forcat turke neutralizojnë 17 terroristë në veri të Irakut dhe Sirisë / Photo: AA

Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes ka njoftuar se janë neutralizuar 17 terroristë në veri të Irakut dhe Sirisë.

Ministria në njoftim shtoi se lufta kundër terrorizmit vazhdon në mënyrë efektive dhe të vendosur.

"Forcat e Armatosura Turke neutralizuan 10 terroristë të PKK-së që u identifikuan në zonat e operacionit ‘Kthetra-Kyçi‘ dhe në rajonet Hakurk, Gara në veri të Irakut, si dhe neutralizuan 7 terroristë të PKK/YPG-së që u identifikuan në rajonet e operacioneve ‘Dega e Ullirit‘ dhe ‘Burimi i Paqes‘ ", theksoi ndër të tjerash ministria.

AA