Forcat turke neutralizojnë 8 terroristë të PKK-së në Irak dhe Siri / Photo: AA

Të paktën tetë terroristë janë neutralizuar në operacionet antiterroriste të kryera nga Forcat e Armatosura të Türkiyes në veri të Irakut dhe Sirisë.

Ministria e Mbrojtjes e Türkiye njoftoi se katër terroristë të PKK/YPG-së u neutralizuan në veri të Sirisë, ndërsa katër të tjerë u neutralizuan në veri të Irakut.

PKK-ja është organizatë terroriste separatiste që ndodhet në listën e grupeve terroriste në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fushatës shumëvjeçare terroriste kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 persona. YPG-ja është degë e PKK-së në Siri.

Rajonet malore Kandil, Gara, Metina, Avasin-Basyan, Hakurk, Zap dhe Haftanin ndodhen në veri të Irakut dhe përfaqësojnë fortesa kryesore të organizatës terroriste PKK.

TRT Balkan / agjencitë