Forcat turke neutralizojnë nëntë terroristë të PKK-së në veri të Irakut.          Foto: AA Archive

Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes njoftoi se 9 terroristë të PKK-së u neutralizuan në një operacion ajror në rajonet Hakurk dhe Gara në veri të Irakut, transmeton Anadolu.

"Si rezultat i operacioneve ajrore të kryera në veri të Irakut nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor 2024, gjithsej 9 terroristë të PKK-së, 6 në rajonin e Hakurkut dhe 3 në rajoni Gara, u neutralizuan. Ne jemi të vendosur për ta eliminuar terrorizmin në burimin e tij", thuhet në deklaratën e ministrisë.

TRT Balkan / agjencitë