Forcat turke neutralizuan 11 terroristë të PKK-së në veri të Sirisë / Photo: AA

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 11 terroristë të PKK/YPG-së në zonat e operacionit "Mburoja e Eufratit" dhe "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë, njoftoi të premten Ministria e Mbrojtjes.

Në deklaratë thuhet se forcat e armatosura turke vazhdojnë të pastrojnë terroristët pa ndërprerje.

"Forcat tona të armatosura heroike turke kanë neutralizuar 11 terroristë të PKK/YPG-së në rajonet "Mburoja e Eufratit" dhe "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë. Ne do të vazhdojmë operacionet tona me vendosmëri derisa të neutralizohet terroristi i fundit," thuhet në deklaratë.

PKK-ja është një organizatë terroriste separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Türkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz.

Operacione të gjera anti-terroriste nga forcat turke filluan pas sulmit terrorist të PKK-së në selinë e Industrisë Hapësinore Turke (TUSAS) në Ankara të mërkurën, nga i cili u vranë pesë dhe u plagosën më shumë se 20 persona.

AA