Forcat turke neutralizuan 6 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë.     /Foto: AA

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar gjashtë terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë pranë kufirit turk, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes.

“Terroristët u vunë në shënjestër pasi përgatitën një sulm në zonën e operacionit ‘Mburoja e Eufratit’, njoftoi Ministria në rrjetin social X të njohur më parë si Twitter.

Ai shtoi se forcat turke do të vazhdojnë luftën kundër terroristëve të YPG/PKK-së.

Në gjashtë vitet e fundit, forcat turke kanë kryer tri operacione të suksesshme antiterroriste në zonën kufitare në veri të Sirisë. Operacionet "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Burimi i Paqes" (2019) i dhanë fund pushtimit terrorist të një zone më të gjerë në veri të Sirisë dhe parandaluan planin e terroristëve të YPG/PKK-së për të krijuar një korridor terrorist.

PKK-ja është një organizatë separatiste dhe terroriste që është në listën e grupeve terroriste në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fushatës terroriste dhjetëvjeçare kundër Turkiyes, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 njerëz. YPG-ja është një degë e organizatës terroriste PKK që vepron në Siri.

TRT Balkan / agjencitë